LAJMI I FUNDIT:

Këngëtari 75-vjeçar Don McLean e feston yllin në ‘Walk of Fame’ me të dashurën e tij modele 48 vite më të re në moshë

Këngëtari 75-vjeçar Don McLean e feston yllin në ‘Walk of Fame’ me të dashurën e tij modele 48 vite më të re në moshë

Don McLean u nderua për karrierën e tij dekadëshe me një yll të lakmuar në ‘Walk of Fame’ të hënën në mëngjes.

Këngëtari 75-vjeçar i “American Pie” i dhuroi një puthje të dashurës së tij modele, Paris Dylan, në ceremoninë e zhvilluar në Bulevardin Hollywood, shkruan DailyMail.

McLean dhe Dylan, 27 vjeçe, janë në lidhje prej gati pesë vitesh pasi ai u nda me ish-gruan Patrisha Shnier në vitin 2016 pas arrestimit të Donit për akuzat e dhunës në familje, ku ajo e akuzoi atë për “tradhti bashkëshortore, trajtim mizor dhe abuziv dhe dallime të papajtueshme” në dokumentet e divorcit.


McLean ishte veshur me një kostum krejtësisht të zi, ndërsa Parisi kishte zgjedhur një fustan të kuq dhe taka të larta.

Ylli i tij shënon yllin e 2,700-të që nga përfundimi i ‘Walk of Fame’ në vitin 1961 me 1,558 yjet e parë.

Don i tha Revistës People në fillim të këtij viti se Dylan është ‘personi më i mrekullueshëm’ që ka njohur ndonjëherë.

“Dashuria është gjëja më e rëndësishme që mund të kesh. Duhet të duash dikë. Urrejtja është një barrë e tillë. Është humbje e plotë e kohës. Unë i dua fëmijët e mi dhe e dua të dashurën time. Unë jam i çmendur për të”, kishte thënë ai.

“Ajo është personi më i mrekullueshëm që kam njohur ndonjëherë. Mendoj për të kur këndoj shumë nga këngët e mia”, tha ai, duke shtuar se e mendon të dashurën kur interpreton këngën e tij “And I Loved You So” nga albumi i tij debutues i vitit 1970, ‘Tapestry’: “Po, unë veçanërisht mendoj për të kur e këndoj atë këngë”.

Ai shtoi: “Jam i nderuar që e kam të dashurën dhe partneren dhe nuk kemi në plan të ndahemi ndonjëherë. Ne do të qëndrojmë së bashku dhe do të hipim në këtë kalë të vogël për aq kohë sa të mundemi”.

McLean shpjegoi se dashuria është ajo që e ka ndihmuar gjatë periudhave të vështira në jetën e tij, duke shtuar: “Duhet të jesh i dashuruar me diçka. Kur kam pasur momente të këqija në jetën time, gjithmonë e kam dashur kitarën time. Dhe tani, unë kam Parisin”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Magazina
Kalo në kategori