LAJMI I FUNDIT:

Stojkovski: ISHM është përfshirë në dhënien e lejes për depozitimin e mbeturinave të rrezikshme në “Drisla”

Stojkovski: ISHM është përfshirë në dhënien e lejes për depozitimin e mbeturinave të rrezikshme në “Drisla”

Ushtruesi i detyrës së Drejtorisë së Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin (ISHM), Sreten Stojkovski sot në një konferencë për shtyp njoftoi se në dhjetë ditët e kaluara, pasi ishte emëruar në këtë pozitë, ai mori informacion në lidhje me lëshimet dhe parregullsitë në punën e institucioni.

Është përcaktuar, informon Stojkovski, se Inspektorati ishte përfshirë në lëshimin e një leje të integruar A për deponimin e mbeturinave të rrezikshme në NP “Drisla”.

“Pas ankesave të qytetarëve për asgjësimin e mundshëm të mbeturinave të rrezikshme të NP “Drisla”, u shqyrtua dokumentacioni për marrjen e lejes së integruar A. Është përcaktuar se edhe Inspektorati i Mjedisit ka marrë pjesë në procedurat për dhënien e lejes. Do të fillojmë një inspektim të jashtëzakonshëm mbi NP “Drisla” për instalimin për trajtimin dhe ruajtjen e 36 kodeve të mbeturinave të rrezikshme. Pastaj ne do të fillojmë një procedurë për rishikimin e licencës së lëshuar”, theksoi Stojkovski.


Ai njoftoi se inspektimet e instalimeve me leje të integruara A do të vazhdojnë, dhe një aktivitet i rëndësishëm i Inspektoratit do të jetë kontrolli i aktiviteteve për pastrimin e deponisë së vogël me lindan në “Ohis”, duke filluar nga 15 shtator 2021.

“Për këto dhjetë ditë, që kur jam duke ushtruar u.d. Drejtor, kam marr njoftime për dobësitë në menaxhim, punën joproduktive, shpenzimin e papërshtatshëm të mbi tre milionë denarëve të fondeve buxhetore pa raporte për punën e kryer, mungesën e regjistrave të pjesëmarrjes në punë dhe shpenzime të tjera që tejkalojnë kompetencat e mia. Prandaj, i gjithë dokumentacioni do t’u jepet institucioneve kompetente – Komisionit Kundër Korrupsionit dhe Policisë Financiare”, tha Stojkovski.

Të gjithë inspektorët, nënvizoi ai, qëndrojnë në detyrë pasive edhe pas orarit të punës, për shkak të së cilës qytetarët mund të mbështeten në to në çdo kohë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Lajme
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori