LAJMI I FUNDIT:

Martohet djali i këngëtarit Afrim Muçiqi, Alban Muçiqi

Martohet djali i këngëtarit Afrim Muçiqi, Alban Muçiqi
Foto: Facebook

Mbrëmë (e shtunë) është martuar djali i këngëtarit të njohur shqiptar, Afrim Muçiqi, Alban Muçiqi.

Futbollisti i njohur i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzur dashurinë shumëvjeçare me martesë me një vajzë nga Podujeva.


Të njëjtit organizuan një ceremoni madhështore në një nga restoret luksoze, gjersa për atmosferën u përkujdes vet Afrimi në bashkëpunim me këngëtarin nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi-Xeni.

Foto: Facebook

Albani përndryshe është portier prej vitesh në FC Prishtina, i cili njëherësh shquhet për performancat e tij të suksesshme në të gjitha ndeshjet që ka luajtur ky klub.

Dëshmia për vaksinë në dasma, flet Afrim Muçiqi: Ne i kemi respektuar gjithmonë masat e Qeverisë, por nuk lejojmë standarde të dyfishta
Lexo po ashtu Dëshmia për vaksinë në dasma, flet Afrim Muçiqi: Ne i kemi respektuar gjithmonë masat e Qeverisë, por nuk lejojmë standarde të dyfishta

Afrimi në anën tjetër është baba i katër fëmijëve, gjersa është i martuar me këngëtaren Halime Mani.

Foto: Facebook

Artisti këtë verë po vazhdon të jetë aktiv dhe tejet i angazhuar me mbrëmje e ahengje muzikore. /Telegrafi/