LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavilecit

Gjashtë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavilecit

Sot mbushen gjatë vjet që kur u nda nga jeta akademik Esat Stavilecit.

Ai u lind më 11 korrik 1942 në Gjakovë, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Studimet pasuniversitare i vijoi dhe i mbaroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit.


Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimtare i vijoi në disa qendra të tjera evropiane.

Doktoroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës në vitin 1974.

Prej vitit 1965 deri në pensionim, punoi si profesor në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku edhe pas pensionimit ishte i angazhuar në studimet master dhe të doktoratës.

Nga viti 2000 ishte anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).

Krijimtaria e tij shtrihet në shumë fusha të interesimit shkencor, veçanërisht në ato juridike-kushtetuese, në fushën e sistemeve politike-krahasimore, administratës dhe administrimit publik në përgjithësi, metodologjisë së shkencave shoqërore dhe juridike, si dhe në fushën e terminologjisë juridike./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori