Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore po vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve në Bypass, në autostradën Vlorë-Levan dhe anasjelltas, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor.
Si rezultat i monitorimit me dronë në Bypass, sot janë evidentuar 53 drejtues automjetesh që kryenin parakalime të gabuara në rrugë, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë të rinj secili, si dhe janë ndëshkuar me nga 25.000 lekë të rinj 11 drejtues mjetesh, për shkelje të semaforit në Bypass.
Nga monitorimi me radar në Bypass janë evidentuar 31 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative nga 6.000 deri në 12.000 lek të rinj, pa masë plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit.
Në autostradën Vlorë-Levan-Vlorë janë konstatuar drejtues mjetesh që shpejtonin duke shkelur sinjalistikën rrugore, me shpejtësi nga 130 deri në 177 km/h, shpejtësi që në fluksin e madh të lëvizjes së automjeteve ishin rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë ditës së sotme janë pezulluar 18 leje drejtimi, me afate që variojnë nga 1 deri në 4 muaj, bashkë me masa administrative nga 6.000-12.000 lekë të rinj, si dhe janë vendosur 32 masa administrative për shpejtësi, pa sanksionin pezullim i lejes së drejtimit.
Njëkohësisht, po për shpejtësi që varionte nga 150 km/h deri në 170 km/h, janë vendosur edhe 9 masa administrative 40.000 lek të rinj, pasi drejtuesit e automjeteve që u konstatuan në shkelje, ishin rezident në një shtet tjetër.
Policia Rrugore apelon drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat në trafik, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera dhe aparate fotografike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze