Që nga viti 2005, Esat Shala nga fshati Krajkovë i Drenasit, në mënyrë vullnetare merret me mbledhjen e provave vizuale të masakrave dhe krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat serbe.
Dollapi ku ai i mban më shumë se 2000 video-incizime të grumbulluara për 16 vite, gjendet në një nga dhomat e shtëpisë së tij.
Hapësirat e kësaj dhome Shala nuk i shfrytëzon për asgjë tjetër, përveç ruajtjes së këtyre materialeve.
Edhe pse këto video përmbajnë pamje të rënda dhe të dhimbshme, Shala shpeshherë e gjen veten duke i shikuar ato përmes pajisjeve që ia kanë siguruar bashkatdhetarët.
Kjo i shërben për të rikujtuar të kaluarën e dhimbshme të Kosovës, që nganjëherë i duket se njerëzit kanë filluar ta harrojnë.
Në një intervistë për Kallxo.com, 35-vjeçari tregon se çka e shtyu atë që të fillojë me mbledhjen e kasetave dhe video-incizimeve.
“Familja ime ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Babai im ka qenë i burgosur politik në vitet e 90-ta. Më 10 prill të vitit 1998 axhi im Hafir Shala, mjeku i parë i UÇK zhduket dhe sot e asaj dite nuk dihet fati i tij. Motra ime është dëshmore e cila u vra në dhjetor të 98-tës së bashku me të dashurin e saj. Këto ngjarje më kanë motivu më shumë dhe pas përfundimit të luftës e kemi pa që shteti nuk është duke bërë asgjë për të kaluarën”, ka thënë Shala.
Incizimet që i ka grumbulluar Shala përmbajnë pamje të masakrave më të mëdha të kryera në Kosovë nga pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë serbe.
“Janë masakra e Reçakut, masakra e Qirezit dhe Likoshanit, masakra e Rugovës së Hasit, masakra e Koliqit, masakra e Mejes, Krushës dhe ka shumë masakra tjera. Ka të vrarë shumë, shihen në kamera. Ka fëmijë dy vjet, pesë vjet, dhjetë vjet. Ka njerëz të djegur”, tregon Shala.
E gjithë kjo punë, për grumbullimin e materialeve nuk ka qenë e lehtë. Shala tregon se gjithë këtë angazhim e ka bërë në mënyrë vullnetare dhe pa përkrahje.
“Kemi pasë vështirësi me i grumbullu për shkak se njerëzit që kanë bërë incizime në një farë mënyre na kanë kërcënuar pse na me ja kërku incizimet atyre. Gjithmonë janë mundu me na i shitë ato incizime, por ne nuk kemi pranu sepse gjaku nuk shitet”, ka thënë Shala.
Në maj të këtij viti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu kishte bërë thirrje qytetarëve të Kosovës dhe organizatave që kanë materiale t’i dërgojnë në adresën e cila është hapur enkas për dëshmitë e krimeve të luftës.
Për shkak të sasisë se madhe të videove dhe formatit të tyre, Shala ka thënë se e ka të pamundur që ato t’i dërgojë në e-mail. Mënyra e vetme është që ato t’i dërgojë fizikisht.
Shala ka treguar se ministrja Haxhiu e ka ftuar atë që të jetë pjesë e Institutit për krime lufte, funskionalizimi i të cilit nuk është bërë ende.
“Tash të shohim bashkëpunimin me Institutin për krime lufte dhe të shohim se cilat janë mundësitë. Së pari duhet bërë digjitalizimi i tyre. Unë i kam disa paisje që mi kanë siguru bashkatdhetarët. Besoj që disa nuk kanë kapacitet deri në fund me bo digjitalizimin e këtyre incizimeve sepse është një numër i madh i videove”, ka thënë Shala
Ai thotë se institucionet vendore është dashur që ta themelojnë Muzeun e krimeve të luftës menjëherë pas përfundimit të saj.
“Tash ka kalu një kohë e gjatë. Edhe nëse formohet ky muze, besoj që njerëzit nuk i dorëzojnë incizimet në mënyrë vullnetare pa përfitu diçka, sepse tash kjo është bërë biznes puna e këtyre incizimeve sepse shumë njerëz kanë përfitu prej këtyre incizimeve”, thotë Shala.
Ministria e Drejtësisë ka treguar se qytetarët veç se kanë filluar të dërgojnë dëshmi, video, foto dhe dokumente në adresën e krijuar për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë periudhës së luftës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë