LAJMI I FUNDIT:

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Turqi shkon në 31

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Turqi shkon në 31

Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në Turqinë veriore pasi përmbytjet e mëdha në brigjet e Detit të Zi, kanë lënë të vdekur të paktën 31 persona.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, provinca Kastamonu është zona më e goditur, duke regjistruar 29 viktima. Dy persona të tjerë vdiqën në Sinop, në bregdet.

Përmbytjet, të shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm, shkaktuan shembjen e disa ndërtesave, shkatërrimin e urave, bllokimin e rrugëve me makina të shkatërruara dhe ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.


Këtë muaj, Turqia duhej të luftonte gjithashtu me zjarret e mëdha në jug.

Ato zjarre – të cilat tani janë nën kontroll – detyruan mijëra vendas dhe turistë të largoheshin nga Marmaris dhe zonat përreth.

Tetë njerëz humbën jetën dhe më shumë se 100 mijë hektarë bimësi u shkatërruan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sistemi që lëviz ujin rreth Tokës është jashtë ekuilibrit për herë të parë në historinë njerëzore

Sistemi që lëviz ujin rreth Tokës është jashtë ekuilibrit për herë të parë në historinë njerëzore

Botë
Publikohen pamjet e liderit të Hamasit

Publikohen pamjet e liderit të Hamasit "pak orë" para sulmit të 7 tetorit - çfarë po fshihte ai në tunelin nëntokësor në jug të Gazës?

Azia

"Ai u vra në shtëpinë time të rrënuar": Një burrë nga Gaza rrëfen momentin kur pa pamjet e vrasjes së udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar

Botë
Rusia humbi 24,000 trupa në vetëm tri javë, thotë Kievi

Rusia humbi 24,000 trupa në vetëm tri javë, thotë Kievi

Botë
Pamje të tjera të trupave të Koresë së Veriut duke u trajnuar në Rusi

Pamje të tjera të trupave të Koresë së Veriut duke u trajnuar në Rusi

Botë
Hakohet një billbord në Serbi - shqiponja dykrenare

Hakohet një billbord në Serbi - shqiponja dykrenare "kap për fyti" atë me prapavijë të flamurit serb

Serbia
Kalo në kategori