Komuna e Gjilanit, përmes një komunikate për media thotë se, vazhdimisht ka mbështetur rastet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale duke u krijuar kushte më të mira për të jetuar pasi që jeta i ka sprovuar me vështirësi të mëdha që nga sëmundjet e rënda e deri te pamundësia për të strehuar familjet e tyre.
“Në kuadër të kësaj në bazë të shifrave zyrtare, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan konfirmon se janë ndërtuar 163 shtëpi për familjet në nevojë me kosto financiare 2.4 milionë euro që njëherë e përgjithmonë këtyre familjeve u ka hequr brengën që kishin për strehim. Në kuadër të këtij programi janë renovuar 49 shtëpi me kosto mbi 150 mijë euro dhe ka paguar edhe qeratë mujore për 60 familje disa vite me radhë me kosto 420 mijë euro”, thuhet në njoftim.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se solidariteti është vyrtyt i lartë i gjilanasve dhe shpirti i tyre human ka bërë që bashkërisht të ndihmojmë dhe për këtë në emër të të gjitha familjeve në nevojë dhe të Komunës së Gjilanit jam falënderuese për çdo donator që ka dhënë nga kursimet e tyre për të ndihmuar familjet me gjendje të rëndë, të sëmurit, jetimët, të moshuarit pa përkujdesje dhe kategoritë të tjera.
“Është numër shumë i madh i donatorëve që nga Amerika, Evropa e deri në Zelandë të Re, që iniciativën tonë e kanë mbështetur. Gala mbrëmjet humanitare ishin vetëm fillimi për të mos u ndalur asnjëherë mbështetja për familjet në nevojë. Të gjithë u kemi thënë këtyre familjeve se jemi së bashku edhe në vështirësi por edhe në gëzime. Aksionet humanitare do të vazhdojnë edhe më tutje deri në mbështetjen e rastit të fundit përkundër që gjendja ka ndryshuar dhe është krejtë ndryshe sot”, ka thënë ai mes tjerash.
Për ndryshe, Komuna e Gjilanit falë mbështetjes së donatorëve dhe në bashkëpunim me organizata dhe shoqata humanitare, me mërgatën, Bashkësinë Islame në Gjilan dhe me individ e përfaqësues të bizneseve vazhdimisht kanë mbështetur për secilin vit rreth 2000 familje me pako ushqimore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime