Vaksinat kundër koronavirusit ju mbrojnë nga hospitalizimi, sëmurja e rëndë dhe vdekja kundër coronavirusit.
Ato ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme edhe ndaj variantit Delta të këtij virusi, i cili është dy herë më shumë infektues sesa variantet tjera të këtij virusi.
Mbi këtë bazë është krijuar thirrja për imunizim e Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, teksa varianti Delta vazhdon të jetë dominues në pjesën më të madhe të botës.
Sipas CDC-së, disa të dhëna sugjerojnë se varianti Delta mund të shkaktojë sëmurje më të rëndë sesa variantet tjera. Në dy studime të ndryshme nga Kanadaja dhe Skocia, pacientët e infektuar me variantin Delta, kanë pasur më shumë gjasa për hospitalizim, sesa pacientët e infektuar me variantin Alfa, apo variantin origjinal të coronavirusit.
Personat e pavaksinuar mbeten shqetësimi më i madh. Ndonëse numri më i madh i të infektuarve përbëhet nga të pavaksinuarit, edhe individët e vaksinuar plotësisht, të cilët kanë simptoma, mund ta bartin infeksionin te të tjerët.
Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) janë duke analizuar të dhëna nëse personat e vaksinuar plotësisht, të cilët janë të infektuar, por nuk kanë simptoma, mund ta bartin virusin.
Megjithatë, personat që nuk kanë marrë vaksina kanë shumë më shumë mundësi të bien në kontakt me virusin.
Personat e vaksinuar, por të infektuar me variantin Delta të coronavirusit, mund ta bartin virusin te të tjerët, mirëpo periudha e bartjes është më e shkurtër.
Vaksinat
Vaksinat janë tejet efektive edhe kundër variantit Delta. Ndonëse edhe personat e vaksinuar mund të bien në kontakt me variantet e coronavirusit, megjithatë, vaksina ofron mbrojtje të fortë kundër sëmurjes së rëndë dhe vdekjes.
Maskat
Vendosja e maskës është masë shtesë parandaluese për përhapje të virusit dhe ndalje të pandemisë.
Autoritetet besojnë se vaksinat janë duke luajtur rol kyç në parandalimin e virusit dhe zvogëlim të sëmurjes së rëndë.
Ndonëse vaksinat janë shumë efektive, ato nuk janë perfekte. Miliona njerëz po vaksinohen kundër coronaivirusit dhe ky numër po rritet.
Por ka edhe miliona të tjerë që nuk janë imunizuar, të cilët do të mund të infektojnë të tjerët.
Shkalla e ulët e vaksinimit në disa rajone të SHBA-së është thënë se ka nxitur valën e re të pandemisë, e cila lidhet me variantin Delta.
Sipas autoriteteve, vendosja e maskës është e nevojshme edhe për të ulur mundësitë e krijimit të varianteve të reja, potencialisht më të rrezikshme.
Lufta kundër pandemisë ka ndryshuar
CDC ka thënë javë më parë se lufta kundër pandemisë ka ndryshuar, pikërisht për shkak të rrezikut që bart varianti Delta, andaj edhe është propozuar që punëtorët shëndetësorë ta kenë të detyrueshëm vaksinimin.
Në një dokument të brendshëm të këtij institucioni është thënë se varianti Delta, i identifikuar fillimisht në Indi, përhapet sikurse lia e dhenve (e njohur si lia e ujit), dhe shumë më shpejt sesa gripi sezonal.
Në dokument është përmendur se personat e pavaksinuar kanë 10 herë më shumë mundësi që të sëmurën rëndë apo të vdesin nga coronavirusi, në krahasim me personat e imunizuar.
Vetë CDC e ka konfirmuar vërtetësinë e dokumentit për të cilin ka raportuar fillimisht e përditshmja amerikane Washington Post.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos