LAJMI I FUNDIT:

A e meriton edhe një mandat kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov?

A e meriton edhe një mandat kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov?

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, ndërsa partitë politike kanë nisur me kalkulimet dhe zyrtarizimin e kandidatëve me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.

Në prag të zgjedhjeve, Telegrafi Maqedoni ka nisur një sondazh, në lidhje me kryetarët aktual të komunave më të mëdha në vend, nëpërmjet të cilit synohet matja e besimit të qytetarëve tek udhëheqësit e tyre të pushtetit lokal.


Kërkojmë mendimin tuaj në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2017 fitoi nga radhët e LSDM-së.

Në vitin 2005 Shilegov ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit shtetëror të shkallës së dytë për ankesat lidhur me furnizimet publike. Në vitin 2013 angazhohet në detyrën e zëdhënësit të partisë Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë dhe këtë detyrë e ushtron deri në vitin 2016, kur u zgjodh në detyrën e nënkryetarit të kësaj partie. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 Petre Shilegov zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Mandatin e dytë të deputetit e fiton në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 dhe detyrën vazhdon të ushtrojë deri në tetor të vitit 2017.

Pas fitimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2017 në rrethin e parë, Petre Shilegov fillon mandatin e tij të kryetarit të Qytetit të Shkupit, duke qenë kryetari i parë i qytetit të Shkupit nga radhët e partisë Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë.


Faleminderit për votimin.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori