LAJMI I FUNDIT:

Gjilan, kërkohet paraburgim ndaj tre personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Gjilan, kërkohet paraburgim ndaj tre personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve P.S., A.V. dhe S.A., të cilët me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se, më 11 Gusht 2021, rreth orës 17:30 minuta, në Gjilan, të pandehurit e lartshënuar kanë poseduar me qëllim shpërndarje dhe shitje substanca narkotike, të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 11kg e 550 gr, e cila është sekuestruar nga Policia e Kosovës.


Me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, i pandehuri S.A., dyshohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi ka mbajtur në pronësi dy  pistoleta, një karikator dhe 176 fishekë, të cilat iu janë sekuestruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori