LAJMI I FUNDIT:

Nagavci thotë se deri tash janë vaksinuar 17 mijë e 483 punëtorë të arsimit

Nagavci thotë se deri tash janë vaksinuar 17 mijë e 483 punëtorë të arsimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se deri më tash janë 17 mijë e 483 punëtorë të arsimit të vaksinuar. Ajo tha se janë 12 mijë e 395 studentë të cilët janë vaksinuar deri më tani.

E para e arsimit ka inkurajuar mësimdhënësit që të vaksinohen para fillimit të vitit të ri shkollor, pasi që tha se synimi i Ministrisë është që mësimi të nis me prezencë fizike në shkolla.

“Në bazë të informatave nga Ministria e Shëndetësisë të datës 6 gusht, pra të premtes së kaluar janë gjithsej 17 mijë e 483 punëtorë të arsimit të vaksinuar dhe po ashtu janë 12 mijë e 395 studentë të vaksinuar. Pra, në total 29 mijë 878 persona të vaksinuar. Në lidhje me këtë ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me IKSHPK, po ashtu edhe me SBASHK-ut dhe me përfaqësues të DKA-ve në mënyrë që të sigurohemi që fillimi i vitit të ri shkollor të na gjeje me mësimdhënës të vaksinuar. Unë mendoj që më shumë sesa hezitim ndoshta ka qenë një neglizhim i mësimdhënësve për shkak e ka qenë një vit i gjatë me angazhime të shtuara gjatë pandemisë dhe në këtë kohë të pushimeve nuk i kanë kushtuar kujdesin e duhur vaksinimit”, tha ajo. /kp/


Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori