LAJMI I FUNDIT:

Vlora Spanca zgjidhet auditore e përgjithshme, PDK e LDK kundër

Vlora Spanca zgjidhet auditore e përgjithshme, PDK e LDK kundër

Me 67 vota për nga deputetët e Kuvendit të Kosovës,  Vlora Spanca është zgjedhur në pozitën e auditorit të përgjithshëm.

Para se deputetët e Kuvendit të votonin për zgjedhjen e saj në këtë pozitë, partitë opozitare, PDK-ja dhe LDK-ja kanë kritikuar zgjedhjen e saj, duke thënë se emërimi i saj është konflikt interesi.


Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thanë se nuk do të duhej të zgjedhej Spanca në këtë pozitë, pasi motra e saj është këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq, deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani tha se pjesë e komisionit që zgjedhin auditorin nuk është vetëm nga Presidenca, por janë edhe nga shoqëria civile, Banka Botërore e institucione tjera, përfshirë edhe kompaninë e angazhuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe për mbikëqyrje të këtyre propozimeve, ku tha se ka dal kandidatja me pikët maksimale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori