LAJMI I FUNDIT:

Gabimisht i hodhi benzinë veturës me naftë, tentoi ta përmirëson gabimin – mori thithësen për ta hequr dhe i kushtoi shtrenjtë ky veprim  

Gabimisht i hodhi benzinë veturës me naftë, tentoi ta përmirëson gabimin – mori thithësen për ta hequr dhe i kushtoi shtrenjtë ky veprim  

Në një pompë të derivateve në Gjermani, një burrë kishte mbushur veturën e tij me benzinë duke harruar që ajo është me naftë. E sikur kjo të mos mjaftonte, tentoi ta përmirësoj gabimin – duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha.

Mori thithësen elektrike për pastrimin e veturave – e cila shpërtheu, e policia tani është vënë pas këtij burri, transmeton Telegrafi.


Është një situatë shumë e rrezikshme që ka ndodhur në Viten në pjesën perëndimore të Gjermanisë, kurse policia në Bohum këtë incident e ka publikuar në llogarinë e saj në Twitter.

Sipas informatave të tyre, thithësja ka shpërthyer në pompën e derivateve. Por si ka ardhur deri te kjo? Shoferi i një Mercedesi të bardhë (i shoqëruar nga dy femra), ishte shfaqur në orët e vona në pompën e derivate në Viten për ta mbushur.

Por nuk do ishte ndonjë gabim i madh kur në hodhi benzinë në rezervuar në vend të naftës, pasi gabime të tilla i ndodhin shumëkujt, por kjo nuk është e tëra.

E duke u munduar që ta përmirësoj gabimin, mori thithësen dhe gypin e saj e futi në rezervua të derivateve. Më pas e kyçi në rrymë – duke menduar se mund ta heq benzinën.

Disa momente më vonë thithësja shpërtheu, e një prej femrave ka pësuar djegie nga shpërthimi i fuqishëm. /Telegrafi/