Mrekulli në Filipine, 6-vjeçari i mbijeton më të keqes – pavarësisht që u godit në kokë nga një plumb qorr
Adrian Lecter Paskua, 6-vjeç, mrekullisht ka arritur të shërohet pavarësisht që është goditur nga një plumb qorr në kokë, – e policia është vënë pas personit që ka shtënë me armë.
Gjatë natës se 1 gushtit, vogëlushi ishte në shtëpi më të ëmën dhe në momentin kritik po pinte ujë në kuzhinë kur krejt në mënyrë të befasishme u rrëzua në tokë – pasi që një plumb u shkrep nga kulmi i shtëpisë së fqinjit në provincën Batangas në Filipine, transmeton Telegrafi.
E ëma e tij Anabel mendoi që Adrian ka humbur baraspeshimin dhe është rrëzuar, siç i kishte ndodhur shumë herë më parë. Iu afrua për ta parë se çfarë i kishte ndodhur dhe mbeti e shokuar kur vërejti se po i rridhte gjak.
Për të mos humbur më shumë kohë, e dërgoi me urgjencë në spital ku vogëlushi i është nënshtruar kontrolleve të detajuara. Në rëntgen u konstatua qartë se kishte një plumb në kokë.
Mjekët mbetën të shokuar sikurse edhe prindërit e tij. E duke pasur parasysh që intervenimi kirurgjik nuk mund të kryhej menjëherë, atë e kishin vënë në komë, derisa prindërit mblodhën paratë e kërkuara për operacionin e komplikuar – nxjerrjes së plumbi nga koka e Adrianit.
“Djaloshi im është shumë i fuqishëm. Nuk ka qarë aspak, pavarësisht plagës që e kishte në kokë. Ishim në sallon kur u shkrep plumbi. Askush nuk e dinte se nga erdhi. Personave të papërgjegjshëm nuk duhet dhënë arma në dorë. Shpresoj që policia do ta zbulojë”, ka thënë halla e tij Michelle.
Operacioni është kryer më 6 gusht dhe ka përfunduar me sukses, kurse vogëlushit do t’i duhet të qëndrojë në spital edhe për disa javë. Mjekët duan të binden që plaga nuk ia ka dëmtuar trurin dhe të mos ketë ndonjë pasojë.
Familjarët e djaloshit e kanë raportuar rastin, dhe tani kanë filluar hetimet që do të duhej të zbulonin se kush e shkrepi plumbi që për fat të mirë nuk ishte fatal për vogëlushin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit