LAJMI I FUNDIT:

Sarah Jessica Parker mund të mos marr pjesë në Met Gala këtë vit

Sarah Jessica Parker mund të mos marr pjesë në Met Gala këtë vit

Sarah Jessica Parker gjithmonë merr vëmendje në Met Gala,edhe nëse shfaqet me një kapelë të denjë për t’u përqeshur apo godet tapetin e kuq me një fustan interesant.

Por në ngjarjen e këtij viti me temën e modës amerikane, ylli gjithnjë elegant i “Senx and the City” mund të mungoj së bashku me shokun e saj, Andy Cohen.

“Po marr një vit pushim”, tha Cohen, 53 vjeç, për Access Hollywood të martën kur u pyet për planet e tij për mbrëmjen e rëndësishme.


Parker, 56 vjeç, ka marrë pjesë në Met Gala me Cohen jo më pak se pesë herë në të kaluarën, dhe kur ngjarja e vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë COVID-19 , dyshja ende festuan së bashku -natyrisht, nga një distancë e sigurt.

Met Gala 2021 do të kërkojë që pjesëmarrësit të vaksinohen dhe të vendosin maskat brenda
Lexo po ashtu Met Gala 2021 do të kërkojë që pjesëmarrësit të vaksinohen dhe të vendosin maskat brenda

Gala e këtij viti është caktuar për 13 shtator, me prezantues Timothée Chalamet, Billie Eilish, Naomi Osaka dhe Amanda Gorman. Të gjithë mysafirëve do t’u kërkohet të tregojnë dëshmi të vaksinimit dhe duhet të qëndrojnë të maskuar ndërsa janë brenda.

Ngjarja zakonisht zhvillohet të hënën e parë të majit, por e hëna e parë në shtator është Dita e Punës – dhe siç na tha një i brendshëm, “Edhe Anna Wintour nuk mund të ndryshojë një festë federale”.

Ndryshe, Parker ka qenë e zënë në punë duke xhiruar rikthimin e shumëpritur të “Sex and the City” këtë verë, kështu që ndoshta orari i xhirimeve të saj bie ndesh me natën e madhe. /Telegrafi/