LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Diablo VT 6.0 është magnet për sytë

Lamborghini Diablo VT 6.0 është magnet për sytë

Lamborghini Diablo VT 6.0 2001 është gjetur në tregun e veturave të përdorura dhe është duke pritur për një pronar të ri.

Diablo është pikturuar në Monterey blu, dhe pronari aktual e bleu atë në vitin 2016. Vetura ka përshkuar rreth 30.500 km dhe është në gjendje perfekte.

VT 6.0 ishte versioni më i fundit i Diablo, dhe të gjitha panelet e tij të jashtme të trupit, përveç çatisë dhe dyerve, janë bërë nga fibra karboni.


Vetura ka rrota unike OZ të bëra nga aliazh magnezi me goma me përmasa 235 / 35ZR18 në pjesën e përparme dhe 335 / 30ZR18 në pjesën e pasme. Gjithashtu në pjesën e përparme janë disqe me diametër 365 dhe në pjesën e pasme 335 mm. Këto disqe u instaluan në dhjetor të vitit 2020.

Pjesa e brendshme është e mbuluar me lëkurë.

Diablo mundësohet nga një motor V0 atmosferik 6.0 litra që zhvillon 543 kuaj fuqi dhe 620 Nm çifte rrotulluese, dhe është i çiftuar me një transmision manual me pesë shpejtësi. Fuqia transmetohet në të katër rrotat përmes dy diferencialeve të rrëshqitjes së kufizuar.

Vetura po shitet në ankand, oferta aktuale është 250,000 dollarë dhe ankandi përfundon për shtatë ditë. /Telegrafi/