LAJMI I FUNDIT:

Kosovari u gjet i mbytur pasi u hodh në lumë duke u përpjekur t’i shpëtonte policisë zvicerane

Kosovari u gjet i mbytur pasi u hodh në lumë duke u përpjekur t’i shpëtonte policisë zvicerane

Të mërkurën në mëngjes, një 28-vjeçar tentoi të kryente një vjedhje në një apartament në Bellinzona të Zvicrës.

Ndërkohë ndërsa po ikte nga policia, ai u hodh në lumin Ticino dhe u mbyt.

Dhe sipas mediave zvicerane, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një kosovar, trupi i të cilit u gjet pak pas orës 10 të mëngjesit në Ponte Rossa në rrethin Galbisio, sipas policisë së kantonit.


Siç bëhet e ditur më tej, i mbyturi është një 28-vjeçar kosovar pa vendbanim të përhershëm.

Policia e kantonit Ticino shkroi se ai ishte i njohur për autoritetet dhe se i ishte ndaluar hyrja në vend.

“Rreth dy orë e gjysmë më vonë, një trup i pajetë u gjet pranë një ure mbi lum. Autoritetet ishin në gjendje të vërtetonin përmes identifikimit se ishte personi në kërkim. Kosovari 28-vjeçar ishte regjistruar si refugjat dhe me sa duket ishte i pastrehë kohët e fundit. Burri ishte i njohur për autoritetet. Atij më parë i ishte ndaluar hyrja në Zvicër”, shkruan mediumi zviceran 20min.ch. /Telegrafi/