LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori i dorëhequr për abuzimin e 11 grave: Nuk e kam kaluar limitin

Guvernatori i dorëhequr për abuzimin e 11 grave: Nuk e kam kaluar limitin

Për herë të parë në një dekadë Nju Jorku do të ketë një udhëheqës të ri. Guvernatori Andrew Cuomo dha dorëheqjen pasi një hetim zbuloi se kishte ngacmuar seksualisht disa gra, duke i dhënë nismë përpjekjeve për shkarkimin e tij.

“Mënyra më e mirë se si mund të ndihmoj tani, është të largohem”, sqaroi ai në deklaratën e tij.


Por ashtu siç ka bërë edhe më parë, Cuomo i mohoi sërish akuzat për abuzime duke i cilësuar si të motivuara politikisht.

“Raporti i prokurorit të përgjithshëm thotë se unë kam ngacmuar seksualisht 11 gra. Reagimi ishte i stuhishëm. ashtu duhej të ndodhte, por pretendimet janë te rreme. Mendoj se nuk e kam kaluar limitin me askënd”, deklaroi vetë guvernatori.

Cuomo po përballej me trysni në rritje për t’u dorëhequr nga radhët e tij demokrate, përfshirë presidentin Biden. Në një reagim, ky i fundit e cilësoi një vendim të drejtë atë të Cuomos, ndërsa vlerësoi punën e tij si guvernator.

“Ka bërë një punë shumë të mirë, nga qasja në votim tek infrastruktura e shumë çështje të tjera. Prandaj është e trishtë”, deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Andrew Cuomo është guvernatori i tretë i Nju Jorkut që lë detyrën nën tymnajën e skandaleve. Një hetim i pavarur nga prokurori i përgjithshëm i këtij shteti zbuloi se 63-vjeçari kishte shantazhuar seksualisht 11 gra, përfshirë punonjëse të administratës.

Gratë pretendojnë se ai kishte bërë komente seksuale, i kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme, dhe puthur pa lejen e tyre. Përfundimet e hetimit i dhanë shtysë përpjekjeve të demokratëve për të nisur procedurat e impeachment. Vendin e Cuomos do ta marrë zëvendësguvernatorja Kathy Hochul, e cila bëhet gruaja e parë që do të drejtojë Nju Jorkun.

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori