LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët detyrohen të presin deri në tre muaj për marrjen e letërnjoftimit të ri, MPB nuk jep sqarime

Qytetarët detyrohen të presin deri në tre muaj për marrjen e letërnjoftimit të ri, MPB nuk jep sqarime

Qytetarë të shumtë janë duke u përballur me probleme sa i përket pajisjes me letërnjoftim, atyre që tashmë u ka skaduar afati i letërnjoftimit po detyrohen të presin deri në tre muaj, në mënyrë që të marrin letërnjoftimin e ri.

Arsyetimi në Qendrat Komunale për Pajisje me Dokumente (QPD) është se procesi i marrjes së letërnjoftimit zgjatë deri në tre muaj, pasi që nuk ka materiale për prodhimin e tyre.


E, problemi për tu pajisur me letërnjoftim ka shkaktuar telashe të shumta edhe të mërgimtarët, pasi që ata shfrytëzojnë rrugët në Serbi, për tu kthyer në vendet evropiane ku ata jetojnë dhe veprojnë, kurse pa letërnjoftim ata nuk po lejohen të kalojnë në shtetin serb, transmeton Telegrafi.

Telegrafi ka dërguar disa herë pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme lidhur me këtë çështje, por që deri këto momente nuk ka pranuar asnjë përgjigje apo sqarim.

Të tilla probleme me mungesën e materialit për prodhimin e letërnjoftimeve ka pasur edhe gjatë vitit të kaluar.

Ndryshe, më herët, me procedurë të rregullt marrja e letërnjoftimit kushtonte 10 euro, dhe lëshohej për 1-15 ditë, kurse me procedurë të shpejtuar, 10 + 50 euro, kurse lëshohej për 1-72 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori