LAJMI I FUNDIT:

Filipçe, Mickoskit: Ne nuk e ndajmë popullin, por i mbrojmë ata

Filipçe, Mickoskit: Ne nuk e ndajmë popullin, por i mbrojmë ata

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, reagoi ndaj qëndrimit të kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, se qeveria me masat e reja i ndau njerëzit në të vaksinuar dhe të pavaksinuar.

“Shëndeti publik dhe mbrojtja kolektive janë përparësi, dhe masat e miratuara janë ekskluzivisht në atë drejtim. Ata nuk “ndajnë njerëzit” siç tha çuditërisht lideri i opozitës, por janë të nevojshëm për të mbrojtur qytetarët, punonjësit e shëndetësisë dhe vetë sistemin shëndetësor.

Këto masa janë aplikuar në shumë vende dhe tashmë janë duke punuar.


Ndalimi i lëvizjes në pyje nuk i ndan njerëzit në alpinistë dhe ata që nuk bëjnë alpinizëm, është mbrojtje nga zjarri. Kushti për regjistrimin e fëmijëve në shkolla me një vaksinë nuk është ndarja e fëmijëve por mbrojtja e tyre nga sëmundjet dhe epidemitë.

E drejta personale e askujt nuk është mbi të drejtën për mbrojtje kolektive të shëndetit të qytetarëve.

Unë kërkoj përgjegjësi maksimale nga të gjithë, lloji i virusit “Delta” po përhapet me shpejtësi. Të dhënat dhe tendencat që kemi janë shumë serioze. Kërkoj respektim të vazhdueshëm për masat ekzistuese për mbrojtjen dhe vaksinimin masiv”, shkruan Filipçe në Facebook.

Mickoski sot tha se është në anën e qytetarëve që ankohen për masat e reja kufizuese të miratuara nga Qeveria në seancën e mbrëmshme spese ato bëjnë ndarjen e qytetarëve./Telegrafi/

Mickoski për masat kundër coronavirusit: Nuk mund të lejojmë ndarjen e qytetarëve
Lexo po ashtu Mickoski për masat kundër coronavirusit: Nuk mund të lejojmë ndarjen e qytetarëve

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori