LAJMI I FUNDIT:

Umrah – Arabia Saudite do të lejojë hyrjen e pelegrinëve të huaj të cilat janë vaksinuar

Umrah – Arabia Saudite do të lejojë hyrjen e pelegrinëve të huaj të cilat janë vaksinuar

Arabia Saudite do të fillojë të pranojë vizitorë të huaj të vaksinuar në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, si pjesë e pelegrinazhit të Umrah-s.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, autoritetet do të fillojnë të marrin kërkesat e udhëtimit nga e hëna.

Mbretëria mbylli kufijtë e saj rreth 18 muaj më parë për shkak të pandemisë së coronavirusit. Që nga 1 gushti, turistët e huaj të vaksinuar lejohen gjithashtu.


Muajin e kaluar, vetëm rreth 60 mijë banorë të vaksinuar u lejuan të marrin pjesë në Haxh.

Haxhi është një pelegrinazh në Mekë që myslimanët me mundësi, duhet ta kryejnë të paktën një herë në jetën e tyre. Haxhi zhvillohet në një kohë të caktuar të vitit; në vitin 2022, do të zgjasë nga data 7 deri më 12 korrik.

Pelegrinazhi i Umrah-s përfshin Medinën si dhe Mekën. Mund të ndërmerret në çdo kohë të vitit dhe tërheq miliona njerëz nga e gjithë bota.

Arabia Saudite fillimisht do të lejojë 60 mijë pelegrinë të kryejnë pelegrinazhin çdo muaj, duke rritur gradualisht numrin për të arritur në dy milionë njerëz në muaj, thotë Agjencia shtetërore Saudite e Shtypit (SPA). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori