LAJMI I FUNDIT:

McLaren zbulon imazhet dhe detajet teknike, të kabrioletit më të fuqishëm që ndonjëherë e ka prodhuar

McLaren zbulon imazhet dhe detajet teknike, të kabrioletit më të fuqishëm që ndonjëherë e ka prodhuar

Prodhuesi britanik McLaren ka zbuluar fotografitë dhe detajet teknike të kabrioletit më të fuqishëm që ndonjëherë e ka prodhuar – bëhet fjalë për 765 LT Spider.

Për ta vënë në lëvizje këtë verturë, McLaren ka zgjedhur motorin 4.0 litra twin-turbo V8 që prodhon 765 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.


Kjo mjafton që kjo veturë që nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 2.8 sekonda, derisa në 200 për 7.2 sekonda.

Pesha e përgjithshme e 765 LT Spider është 1.388 kilogramë, që i bie të jetë për 80 kilogramë më pak sesa McLaren 720 S Spider.

Në këtë mënyrë, 765 LT Spider ka fuqinë më të madhe motorike. Kulmi i kësaj veturës hapet dhe mbyllet për vetëm 11 sekonda.

E të gjithë ata që duan ta kenë një të tillë në garazh duhet të ndajnë 411.000 euro dhe nga kjo seri do të prodhohen vetëm 765 njësi. /Telegrafi/