Oda e Afarizmit të Kosovës, pas analizave të saja, doli në mbështetje të idesë që vendi të mos përfshihet në nismën e Mini Shengenit, tashmë me emër të ri “Ballkani i Hapur”.
E gjithë kjo për shkak të pengesave që Kosova ballafaqohet për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më parë e të cilat nuk janë respektuar nga Serbia e nuk i kanë sjellë dobi vendit.
OAK ka ftuar edhe Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut që të marrin parasysh faktin që Serbia po investon për të dëmtuar shtetin e Kosovës.
“OAK ka analizuar idenë e markës së identifikimit të bashkëpunimit rajonal ku është vendosur emërtimi i ri “BALLKANI I HAPUR” dhe duke marrë parasysh pengesat e mëdha me të cilat Kosova ballafaqohet vazhdimisht për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më parë, siç është rasti i CEFTA-së, mbajmë qëndrimin tonë kundër këtij bashkëpunimi, i cili bëhet jashtë përfshirjes së Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatë.
“Bazuar në faktin që brenda këtyre shteteve, është një shtet që nuk e njeh Republikën e Kosovës, duke i krijuar kështu barriera të vazhdueshme dhe vështirësi në qarkullim, për të cilat BE është e informuar, OAK konsideron që një marrëveshje e tillë, jashtë organizimit të BE-së, me një shtet që jo vetëm që nuk e njeh Republikën e Kosovës por investon mosnjohje e deri në zhbërjen e shtetit tonë, është tejet e dëmshme. Me këtë ftojmë edhe shtetin amë, Republikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që një veprim të tillë të analizojnë më mirë”, vijon OAK.
OAK thotë se “jemi dëshmitar të faktit që deri më tani asnjë marrëveshje e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë ato në Bruksel, nuk është respektuar asnjëherë nga shteti serb, prandaj nuk e shohim të arsyeshme vazhdimin tutje tek mekanizmat e tjerë meqenëse vetë CEFTA nuk po respektohet nga kjo e fundit”.
OAK parimisht është pro marrëveshjeve të cila i kushtojnë rëndësi të madhe dialogut që kontribuon në paqe dhe stabilitet në rajon, duke zhvilluar kështu marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal, në mënyrë që të avancojmë qëllimet tona drejt integrimit evropian.
“Në aspektin e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit, nuk kemi shënuar ndonjë përparim substancial. Kosova ka qenë efektive në përmbushjen e detyrimeve të saj dhe ka ofruar bashkëpunim të ngushtë me BE-në por, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Serbinë. Andaj, pjesëmarrjen e Kosovës në nismën për ‘Ballkanin e Hapur’ nuk e konsiderojmë se është dobiprurës dhe efektive për vendin tonë kur rikujtojmë se asnjë nga marrëveshjet paraprake të nënshkruara deri më tani nuk është respektuar nga Serbia dhe nuk kanë prodhuar ndonjë efekt pozitivë”, përfundon komunikata e OAK.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje