Në të gjithë vendin ka ende një numër të madh zjarresh aktive. Zjarri në rajonin Dellçevë-Pehçevë është ende aktiv, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Ka zjarre në Kumanovë, Prilep, Sveti Nikole dhe në Saraj. Sot pritet të vijë pjesa e dytë e ekipit austriak, për të ndihmuar në përballimin e zjarreve. Gjithashtu është paralajmëruar edhe ndihma nga vendet e tjera.
“Një pjesë e ekipit austriak mbërriti mbrëmë vonë, pjesa tjetër do të mbërrijë sot më vonë dhe përbëhet nga 140 persona, 16 automjete të specializuara me pajisje zjarrfikëse, një ekip mjekësor, 26 kamionë dhe nëntë rimorkio. Edhe shtete tjera kanë njoftuar se do të dërgojnë përfaqësuesit dhe resurset e tyre në shuarjen dhe trajtimin e zjarreve, por gjatë ditës së sotme ose nesër do të jeni të informuar më tepër”- deklaroi Marija Milkova – Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Nga QKM kërkuan mbështetje nga qytetarët, dhe të kenë kujdes me bishtat e cigareve, dhe të mos ndezin zjarr në ambient të hapur në ditët në vijim.
“Ne kemi nevojë për mbështetjen e qytetarëve, kështu që unë do t’u bëj thirrje qytetarëve në ditët në vijim, derisa janë temperaturat e larta, të përmbahen nga ndezja e grilave dhe zjarreve në natyrë, dhe duhanpirësit të jenë shumë më të kujdesshëm kur i hedhin bishtat e cigareve, sepse shumica e zjarreve në histori janë nga rruga drejt pjesës së hapur drejt pyjeve. I lus duhanpirësit ta fikin çdo cigare që pinë”, pohoi Dragi Tarçugovski – Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Sipas QMK-së, gjatë ditës së sotme një rezervuar me karburant avionësh do të transportohet në kazermën e Shtipit, që helikopterët serbë të mund të furnizohen me karburant, nga një destinacion më i afërt, që të rritet efikasiteti i tyre./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos