LAJMI I FUNDIT:

Në çdo sistem autokratik, dashuria për kreun e shtetit duhet të jetë e para – Pamjet se si njerëzit po detyrohen ta duartrokasin Vuçiqin

Në çdo sistem autokratik, dashuria për kreun e shtetit duhet të jetë e para – Pamjet se si njerëzit po detyrohen ta duartrokasin Vuçiqin

Në çdo sistem autokratik, dashuria për kreun e shtetit duhet të jetë e para.

Vargjet, duartrokitjet, dhe çdo gjë tjetër janë të rezervuara për udhëheqësin e madh, të gjitha me qëllimin që askush nuk do të vërë në dyshim mbështetjen që ai ka.

Aleksandar Vuçiq përshtatet plotësisht në atë përshkrim: Ka duartrokitje, edhe pse të porositura dhe përgatitura, ai gjithashtu ka mbështetje, megjithëse pensionistët nuk u pyetën kur u dërguan në tubimin e tij duke i mashtruar se po i dërgonin në ekskursion.


Përshtypjet nga skenat para Qendrës Klinike të Serbisë ende nuk janë shuar, kur pak para ardhjes së shefit dhe udhëheqësit të madh Vuçiq, organizatorët e zellshëm u mësuan punëtorëve se si ta duartrokisnin atë dhe Lonçarin, duke u arsyetuar se “kjo është qeveria më e mirë në historinë e re serbe”, raporton nova.rs.

Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se si zyrtari i Qendrës Klinike ushtron punëtorët dhe këdo tjetër se si duhet të pritet udhëheqësi i tyre shpirtëror.

Pensionistëve u premtuan ekskursion, por i dërguan në tubim të Vuçiqit
Lexo po ashtu Pensionistëve u premtuan ekskursion, por i dërguan në tubim të Vuçiqit

Dy ditë më vonë, “udhëheqësi i madh” u nis për në udhëtimin e Busit, ku foli për ngjarjet e luftës, dëbimin e serbëve nga Kroacia, detyrimet e Serbisë ndaj qytetarëve të saj, historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Dhe duket se Vuçiq e dinte paraprakisht se fjalimi do të ishte “historik” dhe se ai kishte nevojë për një audiencë të madhe.

Dhe kjo ndodhi duke i dërguar disa pensionistë në fjalimin e tij, megjithëse atyre u ishte thënë se po shkonin në një ekskursion një ditor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera

Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera

Amerika
Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim

Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim

Serbia
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Amerika
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Amerika
Rusët dërgojnë

Rusët dërgojnë "skuadra me paterica" ​​në betejë

Evropa
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Amerika
Kalo në kategori