Në raportimin e bordit dhe menaxhmentit i NP KOSTT në Komisionin për Ekonomi, Ndërmarrësi, Industri dhe Tregti, nuk janë lejuar mediat të qëndrojnë brenda.
Në kuadër të këtij komisioni të udhëhequr nga deputetja Jeta Statovci, u propozua nga deputetja Mimoza Kusari-Lila që në raportim të KOSTT-it të jetë pa prani të mediave, me arsyetimin se në bazë të rregullores janë disa gjëra që duhet mbesin konfidenciale, raporton Ekonomia Online.
Në anën tjetër, deputeti nga AAK, Pal Lekaj tha se është kundër mbylljes së raportimit për medie, dhe që sipas tij është e palogjikshme që të mbahet një raportim i tillë pa praninë e mediave.
Të njëjtën gjë sikurse deputeti Lekaj e tha edhe deputetja nga radhët e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi, e cila tha se nuk e sheh të arsyeshme që të mohohet para mediave një raportim i tillë, dhe që pas kësaj mbledhje do prononcohet edhe ajo për media.
Deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se kjo kërkesë për mbylljen për mediat është e bazuar në rregullore dhe gjithçka do ju transmetohet më vonë edhe mediave.
Diskutimi ka vazhduar edhe më shume prapë nga deputeti Pal Lekaj, deputetja Valentina Rexhepi-Bunjaku dhe Kusari-Lila, ku deputeti Lekaj tha se vetëm në komunizëm mund të ndodh një gjë e tillë.
Me gjashtë vota për u votua që mediat të largohen gjatë raportimit të KOSTT-it, dhe do lejohen vetëm për pamje.
Mbledhja ka vazhduar me pikën tjetër të rendit të ditës që ka të bëjë me punën dhe ligjin mbi shoqëritë tregtare duke propozuar këshilla dhe sugjerime kundrejt këtij ligji.
Deputeti Pal Lekaj ka pyetur lidhur me mbikëqyrjen e këtij ligji dhe zbatimit të saj.
“Na kishe jem nxënëse e ju profesorë, dhe është për të ardhur keq që ju me na tregu kush jemi”, ju drejtua Lekaj Kusarit-Lila.
Me gjashtë vota për miratohet Projektligji me ndryshime mbi shoqëritë tregtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova