LAJMI I FUNDIT:

Turqi: Zjarri përfshin termocentralin

Turqi: Zjarri përfshin termocentralin

Një zjarr i madh pyjor ka përfshirë përsëri një termocentral në Turqinë jugperëndimore, tha sonte një zyrtar lokal.

“Zjarri hyri në termocentralin,” shkroi kryetari i bashkisë së Milas, Muhamet Tokat në Twitter, raportoi Reuters.

Ai shtoi se punonjësit e termocentralit u evakuuan plotësisht.


Më herët, zjarri në këtë zonë u vu nën kontroll, por u ndez përsëri.

Autoritetet turke thanë se më shumë se 150 zjarre pyjorë shpërthyen në jugperëndim të vendit javën e kaluar për shkak të temperaturave të larta, lagështisë së ulët dhe erërave të forta.

Tetë persona u vranë dhe mijëra u evakuuan, përfshirë turistë. /KP/