LAJMI I FUNDIT:

​Sulmoi policët që zbatonin masat antiCOVID-19, një muaj paraburgim

​Sulmoi policët që zbatonin masat antiCOVID-19, një muaj paraburgim
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj A.S., shtetas kosovar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

Siç njoftohet, i pandehuri më 2 gusht 2021 në Ferizaj ka sulmuar policët gjatë kryerje së detyrës zyrtare, duke u shkaktuar lëndime trupore, në atë mënyrë që B.V. dhe A.R., të cilët kishin qenë të angazhuar në planin operativ antiCOVID dhe derisa ishin duke i larguar klientit nga një lokal, i pandehuri i sulmon fizikisht duke u shkaktuar lëndime trupore të përshkruara në raportet mjekësore të Qendrës Emergjente në Ferizaj.

Paraburgimi do të mbahet në Qendrën e Paraburgimit dhe nga aty dërgohet në Institutin e Fornezikës Psikiatrike në Prishtinë, me qëllim ekzaminimi psikiatrik dhe konstatim-observim të natyrës, llojit, shkallës dhe kohëzgjatjes së sëmundjes mendore, ndikimin që ka pasur gjendja mendore, si dhe faktin se a e ka mundur i pandehuri t’i kuptojë veprimet e tij në kohën e kryerjes së veprës penale dhe nëse është i aftë për ta kuptuar akuzën dhe a është i aftë për ta përballuar gjykimin.


Palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori