LAJMI I FUNDIT:

ASH: Në kohë pandemie, Tetova ende pa ujë dhe plot mbeturina

ASH: Në kohë pandemie, Tetova ende pa ujë dhe plot mbeturina

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar për mjedisin jetësor dhe mungesën e ujit të pastër në Tetovë.

Adhurim Luta nga kjo parti tha se mbeturinat dhe mungesa e ujit janë pasojë e keqmenaxhimit dhe korrupsionit që mbizotëron në komunë.


Ai shtoi se është koha e fundit që të ngritet zërin dhe t’i thuhet “jo” katrahurës që po e gllabëron qytetin, sepse siç përfundon, në Tetovë nuk ka kushte elementare për jetë.

“Të jetosh në shekullin XXI dhe vazhdimisht të përballesh me probleme jetike mesjetare është diçka e paperceptueshme. Mungesa e ujit është një problem i pazgjidhur vite me radhë dhe është një zgjidhje e problemit e premtuar nga BDI në çdo cikël zgjedhor. Ka disa ditë radhazi që nëpër çezmat e amvisërive të qytetarëve nuk rrjedh as edhe një pikë ujë”.

“Athua vallë, kaq i vështirë është sigurimi i ujit për një qytet që ndodhet pranë Malit Sharr!? Autoriteteve lokale duhet t’ua përkujtojmë se ende vazhdojmë të jemi në kushte pandemie dhe se uji është njëri prej elementeve kryesore për mbrojtje nga ky virus”, tha Adhurim Luta nga ASH.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori