LAJMI I FUNDIT:

Thellohet ngërçi mes partive, ideja e Pendarovskit për bashkim nuk dha rezultat

Thellohet ngërçi mes partive, ideja e Pendarovskit për bashkim nuk dha rezultat

Ngërçi mes partive politike duket aq i thellë saqë as përpjekjet e Presidentit të shtetit Stevo Pendarovskit, që ndasitë të tejkalohen përmes shënimit të përbashkët të festës së madhe Ilinden nuk solli rezultat. Edhe pse në “Meçkin Kamen” ishin të ftuar liderët e të gjitha partive parlamentare, jo vetëm që nuk erdhën partitë opozitare OBRM-PDUKM, Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa, por atje nuk ishte as Besa. Qëndrim se përse nuk i janë përgjigjur ftesës së shefit të shtetit, morëm vetëm nga Alternativa.

“Unë personalisht dje nuk isha në vend, edhe shërbimeve ua përcjella që nuk do të jem këtu. Ndërsa për të tjerët, asgjë s’ishte e qëllimshme, sigurisht janë në pyetje edhe obligime të tjera”, tha Skender Rexhepi.

Askush nga Aleanca, por as nga Besa nuk deshi të japë përgjigje – përse nuk morën pjesë në ceremoninë që u organizua në Krushevë? Atje nuk shkuan as përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së, sepse siç thanë, nuk e pranojnë konceptin e ri të festimit pa fjalime politike, kurse lideri opozitar, Hristijan Mickoski, festën e quajti ceremoni cirku. Rexhepi nga Alternativa porosit se partitë duhet të merren me çështje më të rëndësishme.


“Parimisht mendojmë se kemi probleme të tjera, shoqërore, ekonomike dhe sociale dhe me ato duhet të merremi, sesa me retorikën e tillë parazgjedhore. E di që duhet të fokusohemi në punët më kryesore që janë në interes të gjithë qytetarëve. Kur do të jemi të gjithë të kënaqur në aspekt ekonomik dhe social atëherë mund të flasim edhe për bindjet dhe konceptet edhe gjithçka tjetër”, shtoi ai.

Shefi i shtetit, Pendarovski, idenë për bashkim e mori pikërisht nga Manifesti dhe lëvizja për liri në të cilën popujt u thirrën në bashkim dhe unitet.

“Në këtë kohë të pasigurisë për ne, por edhe për gjithë botën, do të duhet nga fillimi t’i tejkalojmë ndarjet e brendshme dhe të bashkohemi rreth burimeve të Ilindenit dhe idealeve të KAÇKM-së. Ta kthejmë besimin e qytetarëve në shtet përmes përforcimit të institucioneve demokratike dhe sundimit të së drejtës. T’u mundësojmë të rinjve këtu të ndërtojnë botën e tyre dhe t’i respektojmë dallimet si supozim për shoqëri të qytetarëve të barabartë”, tha Pendarovski.

Edhe pse ekzistonte frika për incidente në manifestimin në “Meçkin Kamen” për shkak se për herë të parë mori pjesë lideri i BDI Ali Ahmeti, megjithatë pati vetëm provokime verbale dhe brohoritje, si çdo vit tjetër./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori