Sot, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në partneritet me zyrën e UNICEF-it në Kosovë shënoi Muajin e Rinisë përmes fazës së dytë të Programit të Punës Praktike “Kosovo Generation Unlimited”, me mundësi të punës praktike për 900 të rinj, mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim.
Të pranishëm në ngjarje ishin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, Këshilltarja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Dorotea Deshishku, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, private dhe publike, Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC), mediat si dhe 200 të rinj.
“Meqenëse Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, Muaji i Rinisë është një mundësi për të vënë në pah nevojën për vendosjen e të rinjve në qendër të prioriteteve kombëtare dhe për t`iu ofruar atyre aftësitë e nevojshme për të ardhmen.
Programi “Kosovo Generation Unlimited” synon të adresojë kalimin e të rinjve nga shkollimi në punësim. Vitin e kaluar, si pjesë e fazës së parë të programit, 500 të rinj janë vendosur në pozita të punës praktike, prej të cilëve 38% janë punësuar. Sot, në shënim të Muajit të Rinisë, Zyra e UNICEF-it në Kosovë në fazën e dytë të programit “Kosovo Generation Unlimited” u ka ofruar mundësi për punë praktike 900 të rinjve në më shumë se 130 entitete private dhe publike”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është krenar me punën e të rinjve dhe se Kosova do të investojë në potencialin e brezit të ardhshëm.
“Të flas me të rinjtë është e rëndësishme. Ne jemi krenarë me të rinjtë tanë sepse po korrin sukses në të gjitha fushat, në kulturë, në sport dhe falë këtyre sukseseve Kosova dhe simbolet tona vazhdimisht paraqiten krah për krah me shtetet e zhvilluara” tha Kurti.
“Sfidat tona do të zgjidhen nga ky brez i të rinjve. Më shumë se liderë të rinjtë janë subjekt i ndryshimit. Rinia ka qenë zëri i lartë që shoqëria të përparojë. Sikur më parë Kosova po investon në potencialin e brezit të ardhshëm” shtoi kryeministri.
Ndërsa, Ambasadori i Austrisë, Christoph Weidigner, tha “Ky muaj i të rinjve është instrument i mrekullueshëm për të arritur objektivin me të rinjtë që ata të ndjekin ëndrrat e tyre. Të rinjtë janë pasuria më e madhe në Kosovë dhe më vjen mirë që Austria është mbështetja më e madhe për ta”.
Këshilltarja e MKRS-së, Dorotea Deshishku, tha se “Për këtë organizim, jemi siguruar që programi i këtij muaji të promovojë dhe adresojë të gjitha ato çështje që i konsiderojmë thelbësore për një jetë më të mirë. Po fillojmë me punësimin sot, por do vazhdojmë me fusha si rekreacioni, arsimi dhe shkenca, migracioni dhe integrimi i mërgatës, vullnetarizmi, përfshirja sociale, angazhimi në komunitet, aktivizimi mjedisor dhe shëndeti mendor i të rinjve”.
Aktivitetet e Muajit të Rinisë organizohen nga data 2 gusht deri më 27 gusht, në bashkëpunim me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak