LAJMI I FUNDIT:

​Hajdari: Jetësimi i reciprocitetit ndaj Serbisë kërkon organizim të mirë

​Hajdari: Jetësimi i reciprocitetit ndaj Serbisë kërkon organizim të mirë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka potencuar se kanë identifikuar institucionet dhe agjencitë për zbatimin e masave të reciprocitetit me Serbinë.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për punën 100-ditore të Qeverisë Kurti 2, ministrja Hajdari tha se jetësimi i këtij reciprociteti kërkon organizim të mirë, koordinim të mirëfilltë logjistik ,si dhe ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e tij të mirëfilltë.

Ajo para deputetëve të Kuvendit tha se i kanë parasysh të gjitha barrierat me Serbinë dhe se me qasje të njëjtë do të veprojnë ndaj shtetit fqinj.


“Ne kemi identifikuar institucionet dhe agjencitë më të rëndësishme për zbatimin e masave dhe këto janë agjencionet AUVK, Dogana e Kosovës, Policia kufitare, Inspektorati i tregut, Agjencioni i regjistrimit të biznesit dhe Agjencioni i pronësisë industriale dhe shumë institucione të tjera relevante që do të ndihmojnë në zbatimin e suksesshëm të masave të reciprocitetit. E gjithë kjo kërkon një proces të gjithmbarshëm dhe kërkon përgatitjen e institucioneve, stafit, koordinimin, logjistikën dhe gjithë aranzhimet tjera për zbatimin e suksesshëm për masat e reciprocitetit”.

“Jetësimi i reciprocitetit kërkon thjesht organizim të mirë, koordinim dhe kërkon po ashtu koordinim të mirëfilltë logjistik po edhe ngritje të kapaciteteve për zbatimin e mirëfilltë të reciprocitetit. Ne i dimë të gjitha barrierat që kemi me Serbinë dhe ju i dini më mirë se ne, sepse ju keni qenë më gjatë në qeveri. Me mënyrën dhe qasjen e njëjtë si vepron Serbia ndaj nesh ne do të veprojmë ndaj asaj dhe as më shumë e as më pak”, tha ministrja Hajdari.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti pret me ceremoni shtetërore homologun Mickoski

Kurti pret me ceremoni shtetërore homologun Mickoski

Lajme
Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional

Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional

Politikë
Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Lajme
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Kalo në kategori