LAJMI I FUNDIT:

Vala e nxehtësisë në Greqi më e madhe që nga viti 1987, disa vende deri 45 gradë Celsius

Vala e nxehtësisë në Greqi më e madhe që nga viti 1987, disa vende deri 45 gradë Celsius

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha sot se vendi ishte goditur nga vala më e keqe e nxehtësisë që nga viti 1987, ndërsa sot meteorologët thanë se në disa zona do të ishte deri në 45 gradë Celsius.

Vala e të nxehtit filloi të enjten, dhe kulmi parashikohet sot dhe nesër, sipas meteorologëve.


Një valë e ngjashme nxehtësie ndodhi në muajin korrik të vitit 1987. Në atë kohë, ajo goditi më së shumti Athinën dhe më shumë se 1.000 njerëz vdiqën nga ajo valë nxehtësie, kryesisht për shkak të mungesës së ajrit të kondicionuar dhe ndotjes së ajrit, raporton euronews.

“Ne po përballemi me valën më të keqe të nxehtësisë që nga viti 1987”, e cila shkaktoi një ngarkesë në rrjetin e energjisë elektrike, tha Mitsotakis. Kryeministri grek tha se autoritetet po bënin gjithçka në fuqinë e tyre dhe u bëri thirrje qytetarëve të “kufizojnë konsumin e energjisë elektrike”.

Meteorologët parashikojnë temperatura prej 40 deri në 42 gradë në ishuj për sot dhe nesër, dhe 41 deri në 43 gradë Celsius në kontinent. Në Peloponez dhe Thesali në veri të Greqisë, do të jetë nga 44 në 45 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?

Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?

Botë
Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë

Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori