LAJMI I FUNDIT:

Mbetet kritike situata e zjarreve në Vlorë

Mbetet kritike situata e zjarreve në Vlorë

Vijon të mbetet problematike situata e zjarreve në Vlorë. Mesnatën e djeshme është riaktivizuar sërish zjarri në malin e Tragjasit pranë By pass-it të Vlorës.

Situata me flakët mbetet kritike edhe në Karaburun ku pritet ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll flakët.

Një ditë më parë Ministria e Mbrojtjes reagoi në lidhje me situatën e zjarreve në vend, duke bërë të ditur se strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit.


Në Mamurras një ditë më parë flakët e zjarrit rrezikuan edhe disa banesa dhe dogjën sipërfaqe të tëra toke./A2