LAJMI I FUNDIT:

Nuk e pranoi diskualifikimin në “Tokio 2020”, boksieri francez grushtoi kamerën si shenjë proteste

Nuk e pranoi diskualifikimin në “Tokio 2020”, boksieri francez grushtoi kamerën si shenjë proteste

Teksa Lojërat Olimpike po bëhen gjithnjë e më interesante pasi garat po shkojnë drejt finaleve, një episod jo i bukur është shënuar në boks.

Pas duelit midis boksierit që përfaqëson Britaninë, Frazer Clarke, dhe atij francez Murad Aliev, ky i fundit nuk ka pranuar humbjen.


Vrapuesja Olimpike thotë se u dërgua në aeroport kundër vullnetit të saj, derisa refuzon të kthehet në vendlindje
Lexo po ashtu Vrapuesja Olimpike thotë se u dërgua në aeroport kundër vullnetit të saj, derisa refuzon të kthehet në vendlindje

Përveç kësaj ai bëri një sjellje aspak sportive, duke u nxehur me arbitrin e më pas duke goditur me grusht kamerën.

Aliev u nxeh pas vendimit për diskualifikim nga gjyqtari, pasi dha disa grushte që në sportin e boksit nuk lejohen.

I ulur në shkallët e palestrës dhe duke bërë punime me grep - kampioni olimpik bëhet sensacion në rrjetet sociale
Lexo po ashtu I ulur në shkallët e palestrës dhe duke bërë punime me grep - kampioni olimpik bëhet sensacion në rrjetet sociale

Si të mos mjaftonte kjo, Aliev, pasi arbitri i ngriti dorën lart Clarke, u drejtua nga kamera duke e goditur disa herë me grushte.

“Të gjithë e panë që unë isha fitues i kësaj ndeshje,” shprehej vazhdimisht ai, i zhgënjyer nga largimi nga Olimpiada në këtë mënyrë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori