LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Borxhi publik është rritur për 64.4% të BPV-së

Maqedoni: Borxhi publik është rritur për 64.4% të BPV-së

Borxhi publik për tre muaj është rritur për 213 milionë euro apo ka arritur 64.4% e prodhimit bruto-vendor (BPV), ka njoftuar Ministria e Financave.

Borxhi publik në fundi të muajit qershor të këtij viti është në nivelin e 7.386 miliardë euro.

“Me këtë, borxhi publik ka arritur në 7.4 miliardë euro, apo për 2.7 miliardë euro më i lartë në raport me vitin 2016-të. Kjo Qeveri planifikon të vazhdojë ende që të fusë në borxh këtë popull.


Vitin e ardhshëm, planifikojnë borxhi publik të arrijë 8.5 miliardë euro apo rreth 66% e BPV-së, sipas Strategjisë për menaxhim me borxhin publik 2022-2026. Kjo do të thotë se çdo familje katëranëtarëshe deri në vitin e ardhshëm do të hyjë në borxh për 17.000 euro. Për llogarinë e kësaj, askush asgjë nuk mund të fitojë.

Investimet kapitale janë realizuar me 30% për shtatë muaj, kurse njëkohësisht janë blerë automjete e mobilje dhe janë punësuar në administratë ngjitës të pllakateve partiake”, reagojnë nga OBRM-PDUKM-ja/TV21/