LAJMI I FUNDIT:

​Interesim i ulët i qytetarëve të Obiliqit për vaksinim, QKMF me mungesë të materialit mjekësor

​Interesim i ulët i qytetarëve të Obiliqit për vaksinim, QKMF me mungesë të materialit mjekësor

Në komunën e Obiliqit që nga fillimi i procesit e deri më tani janë vaksinuar vetëm 5 mijë qytetarë kundër COVID-19, ose rreth 20 përqind.

Drejtori Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Haki Jashari shprehet i pakënaqur me numrin e të interesuarve për vaksinim kundër COVID-19.

Ai ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për mos furnizim me material mjekësor në kohën kur po paralajmërohet një valë e re e Covid-19.


“Vaksinimi në fillim nuk ka qenë aq sa i dëshirueshëm, javën e fundit kemi një rritje, një interesim më të madh, mirëpo prapë se prapë nuk është në nivelin e duhur ose në nivelin për të cilin ne kishim dëshiruar… Diku afër 5 mijë qytetarë deri tash janë vaksinuar. Sa i përket çështjeve të tjera, ka rreth 4 muaj sa i përket furnizimit nga ana e depos qendrore të Ministrisë nuk është në nivelin e duhur.

Sepse ne kemi pasur përkrahje, mirëpo nuk i plotëson nevojat. Duhet theksuar edhe një fakt tjetër meqenëse kemi kaluar dhe jemi në situatë të pandemisë dhe shpenzimet kanë qenë enorme sa i përket shërbimeve janë rritur dukshëm kërkesat dhe harxhimet e materialit mjekësor. Mirëpo jemi në një situatë të pa lakmueshme meqenëse pritet edhe një valë e re”, thotë ai.

Vaksinimi sa i përket procedurës dhe protokollit është duke shkuar në rregull sipas Jasharit, ku kanë të angazhuar diku rreth 6 mjekë me personel tjetër mbështetës.

Drejtori Jashari në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për rritjen e numrit të qytetarëve që kërkojnë shërbime mjekësore në këtë qendër.

“Po, është evidente sidomos në këto ditë vape të madhe dhe sidomos ardhja e tyre vërehet tek në mbrëmje në shërbimin emergjent, në mjekësinë familjare, si do mos në mbrëmje që është një numër i madh i pacientëve. Kështu që apelojmë të mos dalin në vapë, si do mos moshat e shtyra, personat që vijnë nga sëmundjet kardiovaskulare, dhe të qëndrojnë në shtëpi nga ora 10:00 deri në orën 17:00 pasdite. Mirëpo është rritje e numrit të tyre”, thotë ai.

Sikur shumë QKMF të tjera, edhe kjo qendër është e furnizuar me insulinë pas një mungese të theksuar për një kohë të gjatë.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori