Bashkëshortja e politikanit të njohur Daut Haradinaj, Lola Haradinaj, dikur ka qenë prezantuese e Lotarisë së Kosovës në RTK.
Mirëpo para se të merrej me moderim, dëshira e saj e madhe kishte qenë të merrej me muzikë – ëndërr e cila mesa duket është shuar ende pa nisur mirë realizimin e saj.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo në një intervistë të fundit për emisionin “Divers” në RTK, ku ka treguar se shkas për të hequr dorë nga muzika ishte njohja me bashkëshortin e saj.
Lola tha se në kohën kur e njohu gjeneralin Haradinaj, ai ishte në burg gjersa në telefonatat që shkëmbente me të, herë pas here ajo i këndonte.
“Unë kur e kam njohur Dautin dhe kur më telefononte nga burgu, unë edhe këndoja nganjëherë, dhe thoja: Kur të del Dauti nga burgu do të më përkrahë, që të arrij sukseset në majat e muzikës, për të qenë ylli i radhës sepse e meritoja, jo për gjë. Por megjithatë, Dauti kur doli tha: Çika e mirë, këndo veç për mua nganjëherë! Megjithatë unë s’jam pishman për jetën që kam dhe për statusin që kam”, ka thënë Lola.
Njohja mes saj dhe Dautit erdhi pas lidhjes së motrës së saj të madhe Anitës, me vëllanë e Dautit, liderin e AAK-së dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Fryt i dashurisë nga martesa e Dautit me Lolën janë dy fëmijët e tyre: Davidi dhe Troja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit
"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale
Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron