LAJMI I FUNDIT:

Zjarr masiv në Karaburun të Vlorës, kërkohet ndërhyrja e ushtrisë

Zjarr masiv në Karaburun të Vlorës, kërkohet ndërhyrja e ushtrisë

Prefektura e qarkut Vlorë ka kërkuar mbrëmjen e sotme ndihmën e ushtrisë për të shuar një zjarr masiv që është përhapur ditët e fundit në anën jugperëndimore të gadishullit të Karaburunit.

Flakët kanë përfshirë një zonë me reliev të lartë pranë gjirit të Brisanit me drejtim Ravenën. Autoritetet lokale nuk kanë mundur ta vënë nën kontroll për shkak se terreni është i vështirë dhe zjarri favorizohet nga erërat e forta.

Raportohet se nga zjarri mund të jenë djegur rreth 10 hektarë shkurre dhe pemë.


Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj konfirmoi për Euronews Albania se me kërkesë të prefekturës, pritet ndërhyrja e ushtrisë. Informacionet paraprake flasin për një operacion që mund të nisë rreth orës 04:00.

Temperaturat e larta të javës së fundit dhe mungesa e reshjeve mund të ketë shkaktuar zjarrin.