LAJMI I FUNDIT:

Polaku me patentë false në Shqipëri e vozitë Ferrarin me 231 km/h

Polaku me patentë false në Shqipëri e vozitë Ferrarin me 231 km/h

Një polak është arrestuar nga Policia e Shqipërisë.

Kjo për shkak të vozitjes me shpejtësi marramendëse.

Radari regjistroi shpejtësinë 231 km/ në orë të cilin 50 vjeçari e voziti veturën e tij “Ferrari”.


Veç kësaj ai paraqiti tek policët patentë-shoferin që e kishte të falsifikuar.

Nga verifikimet e kryera nga policia shqiptare së bashku me Interpolin, rezultoi se makina ishte kërkuar në Gjermani për shkak të mungesës së sigurimit, njofton Policia e Shtetit.