Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e cilësoi si primitive marrëveshjen për paqe, të cilën kryeministri Kurti e prezantoi në Bruksel gjatë takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Sipas Hasanit, ky dokument përmban referenca të cilat në të drejtën ndërkombëtare kanë dalë nga përdorimi që nga viti 1945.
“Do t’i veçoja dy dimensione të kësaj qasje; dimensioni i parë është juridik ndërkombëtar dhe dimensioni i dytë është dimensioni politik sa i përket rolit dhe rëndësisë së dialogut për Kosovën në këtë moment që po flasim. Dimensioni politik është se çdokush që merret me të drejtën ndërkombëtare dhe e njeh terminologjinë e të drejtës ndërkombëtare, atë tekst e merr si një tekst shumë primitiv, për shkak se përdorë terminologji që nuk i takon të drejtës ndërkombëtare në këtë stad të zhvillimit që është sot, në këtë shekull që jetojmë ne dhe që nga 1945 e tutje”, është shprehur ai.
“Kjo sepse marrëveshja e fundit që përdorë mos sulmim, mos agresion dhe ngjashëm është marrëveshja Molotov- Ribbentrop e ’39, dhe pas vitit ‘45 përdorimi i dhunës dhe forcës ka marrë dimension tjetër, lufta ka dalë jashtë ligjit dhe për pasojë asnjë marrëveshje e draftuar pas kësaj periudhe nuk përmban shprehje të tilla, por referenca që kanë të bëjë me ta zëmë stabilitetin ndërkombëtar, regjional, klauzola ekonomike, për kufij etj”, tha Hasani.
Ish-kryetari i Kushtetueses tha se propozimi për paqe i Kurtit nuk ka relevancë në marrëdhëniet mes shteteve dhe si i tillë nuk mund të merret seriozisht as nga ndërmjetësuesit e dialogut.
“Arsyeja e dytë është dispozitat e saj janë të draftuara si t’i bësh në nene këto që po shohim ne, si të thuash neni 1 Adriatik Kelmendi është i ulur këtu, neni 2 Enver Hasani këtu. Referenca e dokumenteve me përjashtim të dy-tri është ‘soft low’ është e drejtë e butë që nuk ka relevancë në marrëdhëniet mes shteteve”.
“E treta që është edhe më gabim se vetë titulli, të drejtat e njeriut dhe liritë e njeriut i fut në kategorinë e të drejtave që plotësohen me reciprocitet, kjo po ashtu me luftën e dytë botërore është mbyllë sepse është abuzuar, sistemi i lidhjes së kombeve e ka pasur përmes reciprocitetit dhe i ka lejuar bashkësitë etnike t’i mbrojnë”.
“Sistemi i lidhjes së kombeve i mbrojtjes së të minoriteteve ka qenë i tillë, tash të drejtat dhe liritë e njeriut janë të drejta të rendit juridik ndërkombëtar që nuk varen prej reciprocitetit dhe reciprociteti është ide që është komprometuar dhe nuk pranohet në asnjë variant të marrëveshjes përfundimtare”, tha Hasnai, njofton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025