LAJMI I FUNDIT:

Muja: Agim Bahtiri dhe Fatmir Hasani kanë paraqitur kandidaturat në LVV për kryetar të Mitrovicës

Muja: Agim Bahtiri dhe Fatmir Hasani kanë paraqitur kandidaturat në LVV për kryetar të Mitrovicës

Deputeti i LVV-së, Armend Muja ka thënë se nga data 1 deri në 10 gusht kjo parti do t’i përcaktojë të gjitha kandidaturat për kryetar të komunave.

Duke folur për kandidatin për kryetarë të Mitrovicës, Muja thotë se kandidaturat tashmë në parti i kanë dorëzuar dy persona.


“Kandidaturat janë duke u shqyrtuar në Kryesi dhe së shpejti do të vendoset dhe opinioni do ta merr vesh kush do të jetë kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës. Pos Agim Bahtirit, kandidaturën e ka dorëzuar edhe Fatmir Hasani”, tha ai në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Muja thotë se ka pasur shumë debate për kandidaturat e LVV-së, por sipas tij kjo tregon se LVV po synon të fitojë shumicën e komunave.

“Në bazë të sondazheve të fundit pëlqyeshmëria për kryeministrin e vendit është 60%. Edhe mbështetja për LVV-në është mbi mbështetjen që ka pasur në zgjedhjet e përgjithshme…Që nga Kamenica deri në Pejë LVV synon të fitojë zgjedhjet lokale”, deklaroi ndër të tjera Armend Muja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori