LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën e Onkologjisë fillojnë teknikat IMRT për mjekimin e sëmundjeve malinje, Kurtishi e quan ditë të madhe

Në Klinikën e Onkologjisë fillojnë teknikat IMRT për mjekimin e sëmundjeve malinje, Kurtishi e quan ditë të madhe

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar me teknikat IMRT të rrezatimit në Kosovë.

Kurtishi këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, duke e quajtur ditë të madhe për onkologjinë në Kosovë.


“Ditë e madhe për Onkologjinë e Kosovës!

Pacienti i parë i Rrezatuar në Aparatin e Ri !

Ecim tutje”, shkruan Kurtishi.

Ndryshe, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi ditë më parë kishte paralajmëruar se brenda disa ditëve në Klinikën e Onkologjisë do të fillojnë teknikat IMRT të rrezatimit për herë të parë në Kosovë.

Kurtishi kishte njoftuar se teknikat IMRT do të përmirësojnë kualitetin e mjekimit të sëmundjeve malinje.

“Pas fillimit të shërbimit të Brahiterapise, Teknikat IMRT të rrezatimit e përmirësojnë edhe më shume kualitetin e mjekimit të sëmundjeve malinje. Edhe përkundër pandemisë, shërbimet në Klinikën e Onkologjisë po avancojnë. Pacienti- prioritet”, kishte shkruar ditë më parë Kurtishi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori