LAJMI I FUNDIT:

Meta vlerëson dy veprimtarë dhe heronj të Luftës Çlirimtare të Kosovës

Meta vlerëson dy veprimtarë dhe heronj të Luftës Çlirimtare të Kosovës

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” dhe “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” (pas vdekjes) dy veprimtarë të shquar dhe heronj të Luftës Çlirimtare të Kosovës, Avdi Kelmendi dhe Rrustem Bruçi.

Meta nderoi me me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, veprimtarin dhe atdhetarin Avdi Kelmendi (pas vdekjes) me motivacionin “në vlerësim të rolit të patjetërsueshme dhe atdhetar si një nga organizatorët dhe prijësit e demonstratave të vitit 1968-të në Kosovë. Me mirënjohje për kontributet e veçanta e të vyera në fushën e arsimit dhe të edukimit të brezave të rinj.”

Ndërsa me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Presidenti i Republikës vlerësoi njërin prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorin Rrustem Bruçi (pas vdekjes) me motivacionin “me nderim dhe respekt të lartë për kontributet e tij si ushtarak me përgatitje të lartë profesionale, duke u shquar si një nga komandantët e ndritur të Luftës Çlirimtare të Kosovës, dhe si udhëheqës dhe fitimtar i Betejës së lavdishme të Loxhës, ku bëri edhe sakrificën më sublime duke dhënë jetën si Dëshmor i Atdheut.”


Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta u shpreh se “është kënaqësi e veçantë, që sot, në institucionin e Presidentit të Republikës të jemi së bashku për të vlerësuar dy personalitete të shquara të Kosovës.Historia e djeshme dhe e sotme e Kosovës i bën nder, jo vetëm Kosovës, por të gjithë kombit tonë”.

“Sakrificat e shqiptarëve për mbrojtjen e gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, janë të mëdha dhe të panumërta. Në mbrojtje të këtyre vlerave, shqiptarët e Kosovës e treguan veten në periudha të ndryshme kohore të historisë, duke bërë edhe sakrificat më sublime të bijve dhe bijave më të mira të kombit tonë.Jemi mbledhur për të nderuar dhe vlerësuar dy përfaqësues të dy periudhave të ndryshme kohore të veprimtarisë patriotike dhe atdhedashëse në Kosovë”, – nënvizoi Meta.

Por, vijoi Meta, që të dy kishin një qëllim dhe dëshirë të përbashkët lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe lartësimin e kombit tonë.

“Sot ne nderojmë dhe vlerësojmë Profesor Avdi Kelmendin, një nga organizatorët e demonstratave të vitit 1968 në Lipjan dhe rrethina, ku kërkesa kryesore e këtyre demonstratave ishte liria e përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar dhe Kosova Republikë. Profesor Kelmendi u burgos, u persekutua, u torturua nëpër burgjet serbe, por asnjëherë nuk u dorëzua deri në frymën e tij të fundit, duke iu mësuar nxënësve të tij dhe brezave të rinj dashurinë për gjuhën shqipe, flamurin kombëtarë, Shqipërinë mëmë, si dhe sakrificën për liri dhe bashkim”, theksoi Meta.

Presidenti Meta u shpreh se “Rrustem Bruçi, në vazhdim të idealeve të brezave të mëhershëm, që në ditët e para doli në radhët e Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës. Organizoi dhe përgatiti luftëtaret e lirisë, çdoherë në ballë të betejave, duke iu prirë ushtarëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në luftën për liri”.

“Komandant Rrustem Bruçi, intelektuali dhe ushtaraku i rrallë, e dha jetën për lirinë e Kosovës, në njërën prej betejave më të rëndësishme të UÇK-së, në betejën e Loxhës afër Pejës”, tha Meta.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori