LAJMI I FUNDIT:

Ai harroi të shkonte te mekaniku për një kontroll të veturës – ja si duket vaji i motorit pas 36,000 km

Ai harroi të shkonte te mekaniku për një kontroll të veturës – ja si duket vaji i motorit pas 36,000 km

Kur shikoni ngjyrën e vajit – gjithçka do të jetë e qartë për ju.

Nuk ka nevojë të flitet këtu shumë për rëndësinë e vajit për shëndetin e motorit dhe zëvendësimin e tij të rregullt, sepse ky shembull tregon qartë se sa i rëndësishëm është shërbimi i rregullt dhe ndërrimi i vajit në intervale të përcaktuara nga prodhuesi.

Në rastin e videos, ndryshimi i vajit u vonua – automjeti erdhi në shërbim pas 36,315 kilometra (22,5 mijë milje).


Kjo është një veturë Subaru Crosstrek që shitet në Evropë si Subaru XV dhe, siç thuhet, pronari harroi intervalet e rregullta të shërbimit, ndryshimet e vajit dhe filtrat e vajit.

Kur të shikoni ngjyrën e vajit të motorit gjithçka do të jetë e qartë për ju. Mund të ketë papastërti të shumta dhe të kontribuojë në dëmtimin e motorit.

Gjithashtu, nëse shpesh vozisni në distanca më të shkurtra, rekomandohet të ndërroni vajin më herët sesa ishte planifikuar. /Telegrafi/