LAJMI I FUNDIT:

“I ke bërë krenarë krejt Kosovën”, Bali Muharremaj pret në takim Gjonin pas suksesit që shënoi në Eurovision 2021

“I ke bërë krenarë krejt Kosovën”, Bali Muharremaj pret në takim Gjonin pas suksesit që shënoi në Eurovision 2021
Foto: Bali Muharremaj/Facebook

Këngëtari shqiptar i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Gjon Muharremaj, i njohur artistikisht si Gjon’s Tears, e renditi Zvicrën të tretën sivjet në festivalin e madh evropian, Eurovision 2021.

Kënga “Tout l’Univers” madje ishte renditur e para nga juria profesionale, por votimi i publikut më pas e renditi atë të tretin, duke e bërë kështu shqiptarin më të arrirë ndonjëherë në skenën e Eurovisionit.

Gjoni i cili me prejardhje është nga Suhareka e Kosovës, është pritur së fundmi në vendlindje nga djali i xhaxhait të tij, Bali Muharremaj, i cili njëherësh është kryetari i Komunës së Suharekës.


Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Muharremaj ka treguar momentet nga mikpritja që i ka bërë në zyrë kushëririt të tij, i cili përveç familjes, ka bërë krenarë mbarë Kosovën.

“Na ke bërë krenarë Suharekën, unë si i familjes në radhë të parë, krejt Kosovën i ke bërë krenarë, e ke bërë [krenarë] edhe Shqipërinë”, dëgjohet në video teksa kryetari i kësaj komune i drejtohet kushëririt të tij.

I pari i Suharekës gjithashtu i ka dhënë atij edhe mirënjohje dhe një pikturë dhuratë të punuar nga bashkëluftëtar i tij gjatë luftës.

“Ndjehem shumë krenar që jam këtu, që jam i Suharekës, i Gjinocit, për mua ishte një gëzim i madh të i përfaqësoj edhe Kosovën edhe Shqipërinë. Unë kam lindur në Zvicër por i kam prindërit nga këtu, e kam origjinën nga këtu dhe është kënaqësi e madhe të iu tregoj të tjerëve që kemi shumë talente në Kosovë, që kemi shumë talente edhe në Shqipërinë e madhe”, është shprehur Gjon Muharremaj pas pranimit të mirënjohjes.

Foto: Bali Muharremaj/Facebook

Gjoni përndryshe në një intervistë ekskluzive për Telegrafin të dhënë në fillim të këtij viti ishte shprehur se me shumë qejf do ta përfaqësonte Shqipërinë ose Kosovën (nëse fiton të drejtën e pjesëmarrjes) në Eurovision.

Gjon Muharremaj - artisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën sivjet në "Eurovision": Me shumë qejf do ta prezantoja edhe vendin tim në një të ardhme
Lexo po ashtu Gjon Muharremaj - artisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën sivjet në "Eurovision": Me shumë qejf do ta prezantoja edhe vendin tim në një të ardhme

Eurovisioni i këtij viti shpalli fitues shtetin e Italisë, me përfaqësues rock-grupin Maneskin me këngën “Zitti E Buoni”, teksa në vendin e dytë u rendit Franca e përfaqësuar nga Barbara Pravi – me këngën “Voila”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Magazina
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angeles pas shpërthimit të zjarreve masive: Është absolutisht shkatërruese

Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angeles pas shpërthimit të zjarreve masive: Është absolutisht shkatërruese

Magazina
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Magazina
“Nuk ndodhë”, Driloni refuzon ta puthë Sarën në lojën 'E vërteta po dënim'

“Nuk ndodhë”, Driloni refuzon ta puthë Sarën në lojën 'E vërteta po dënim'

Magazina
Kalo në kategori