Kosova vazhdon të jetë në top 10 vendet e botës edhe në ditën e katërt me medalje në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”
Kosova po vazhdon të shkëlqejë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio, së paku në renditjen aktuale mes vende të botës.
Sportistët tanë, në theks të veçantë Distria Krasniqi e Nora Gjakova, e kanë ngritur flamurin e vendit tonë në piedistal.
Xhudistet nga Peja fituan medalje të arta në kategori të ndryshme në kilogramë, e padyshim se na bënë krenarë.
View this post on Instagram
Kosova është aktualisht në vendin e tetë në ranglistën e Lojërave Olimpike, derisa po kalon dita e katërt e garimit.
Vendi i parë i takon Kinës që ka në total 21 sosh, nëntë të arta, pesë të argjendta dhe shtatë të bronsta.
View this post on Instagram
Pas tyre vijnë Shtete e Bashkuara të Amerikës po ashtu me 21 medalje, me tetë të arta, pesë të argjendta dhe tetë të bronzta.
Në vendin e tretë gjendet Japonia me 15 sosh, tetë të arta, tre të argjendta dhe katër të bronzta.
Më pas vijnë sportistët që garojnë nën flamurin e Komitetit Olimpik, Britania e Madhe, Australia, Republika e Koresë, Kosova, Italia dhe Kanadaja, që e përmbyllin top dhjetëshen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251