Kjo është marka e vetme që nuk po mendon për elektrizimin, dhe ka një arsye të fortë për këtë
Sot pothuajse të gjithë prodhuesit po punojnë me shpejtësi për të elektrizuar gamën e prodhimit, por disa kanë zgjedhur të qëndrojnë besnikë ndaj lëndëve djegëse fosile.
Alpina, akorduesi i famshëm i markës bavareze, nuk ofron ndonjë model të elektrizuar, qoftë nëse flasim për hibride apo modele elektrike. Dhe duke gjykuar nga lajmet e fundit, ai do të qëndrojë i tillë për të paktën disa kohë.
Alpina aktualisht është duke përgatitur versionin e saj të BMW 4 Seria Gran Coupe, të cilën planifikon ta lansojë në fillim të vitit të ardhshëm. Nëse po mendoni pse as ky model nuk do të elektrizohet, përgjigjja është e qartë – sepse nuk ka interes.
Kështu të paktën pretendon njeriu i parë i kompanisë, Andreas Bovensiepen, i cili i tha BimmerPost se ata kryen një sondazh midis klientëve të tyre dhe zbuluan se ishin plotësisht të painteresuar për të blerë një Alpine të elektrizuar. Ata janë të interesuar vetëm për ngasjen klasike me një motor me djegie të brendshme, dhe arsyeja kryesore është se disa klientë përshkojnë deri në 50,000 km në vit në ‘Autobahn’ në Gjermani. Bovensiepen shpjegon: “Klientët tanë nuk kanë nevojë për automjete me bateri”.
Duke vepruar kështu, Bovensiepen pranon që burimet e tyre janë të kufizuara dhe ata nuk synojnë të kënaqen me diçka që nuk kërkohet aktualisht. “Ne po shohim tregun dhe po trajtojmë teknologjitë e reja, por mos prisni që Alpina të ketë një veturë elektrike në të ardhmen e afërt”, thotë njeriu i parë i kompanisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Tesla e paditi Teslën
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar
Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City