LAJMI I FUNDIT:

Në aksidentin tragjik në Kroaci humbi jetën edhe një qytetar nga Podujeva

Në aksidentin tragjik në Kroaci humbi jetën edhe një qytetar nga Podujeva

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se në mesin e viktimave në aksidentin tragjik në Kroaci, është edhe Sevdali Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës.

“Dje kemi pranuar informatën nga Ministria e Punëve të Brendshme, se prej 10 viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, njëri prej tyre është edhe miku im, Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës. Ky lajm i kobshëm për vdekjen e bashkëvendësit tonë na lëndoi thellësisht të gjithë qytetarëve të Llapit”, ka shkruar Bulliqi.

Të gjitha lajmet rreth aksidentit tragjik në Kroaci
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth aksidentit tragjik në Kroaci

Bulliqi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimës.


“Unë iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimës, dhe shpreh solidaritetin e plotë, që si institucion me të gjitha mundësitë̈ tona do të qëndrojmë̈ pranë̈ familjes në këto momente të rënda”, ka shkruar i pari i Podujevës. /Telegrafi/